Lajme
Lleshaj nga Lezha: Nuk ka rrezik, banorët të kthehen në shtëpi

Gjatë inspektimit të një pallati në Lezhë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ka kërkuar banorëve të kthehen në banesat e tyre pasi nga inspektimi i bërë prej grupeve të ekspertëve shqiptarë dhe të huaj (izraelitë), godina nuk paraqet asnjë rrezik.
Banorët e këtij pallati bëjnë me dije se ekspertët nuk kanë dhënë asnjë garanci për këtë pallat, shkruan Top Channel.
Lleshaj e ka cilësuar situatën si “shumë zhurmë për asgjë” dhe ka kërkuar që të fokusohen në problematikat e rënda të vendit, aty ku realisht sipas tij ka probleme serioze.




















