Connect with us

Sport

Liverpool arrin marrëveshje me yllin e Salzburg, në janar vishet me fanellën e kuqe

Publikuar

Ashtu siç raportojnë gazetarët e njohur, skuadra angleze ka arritur marrëveshje me yllin e Salzburg, Takumi Minamino.

Anësori ka qenë padyshim një nga sensacionet e shumta të ekipit austriak në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Ai i ka shënuar Liverpoolit në ‘Anfield’ në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Minamino do t’i bashkohet skuadrës në muajin janar, ndërsa klauzola e lirimit është vetëm 7.25 milion funte. /Lajmi.net/