Connect with us

Lajme

Lirohet nga burgu kushëriri i Taulant Ballës/ U arrestua pas tërmetit të 26 nëntorit

Publikuar

më

Ahmet Doda, drejtori Kavalishences është liruar sot nga burgu, për t’u shtruar në spital pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje.

Doda u arrestua ne lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit, ku tërmeti tragjik që goditi vendin mori 51 jetë njerëzish, mes tyre edhe komisarin që ishte në godinën e Kavalishencës.

Ahmet Doda u ndalua si person i dyshuar për “shpërdorim detyre”, pas vdekjes tragjike të zyrtarit të lartë policor, Bajram Hajdarmetaj.

Sipas raportimeve mediatike dhe një statusi të sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endri Braimllari, Ahmet Doda është djali i dajës së Taulant Ballës, numri dy i Partisë Socialiste.

Ahmet Doda u ndalua Policia, me urdhër të Prokurorisë, nën dyshimet se ai nuk ka marrë masat për rikuperimin e dëmeve të konsiderueshme, të shkaktuara në godinën e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, pas tërmëtit të 21 Shtatorit.

Një dokument i Institutit të Ndërtimit konstatoi problematika të theksuara në ndërtesë, si edhe caktoi detyra për drejtuesit administrativë të Kavalishencës, para se ajo të rikthehej në kushte funksionale.

VENDIMI I PLOTE

Gjykata, pasi çeli seancën gjyqësore, kreu verifikimin e prezencës së palëve dhe shqyrtoi aktet e fashikullit, provat dhe pretendimet e palëve, të cilët kërkuan:

Mbrojtësit e personit nën hetim: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrestit në burg” në atë të “Detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Prokurori: Pranimin e kërkesës së kërkuesit. Përveç masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” kërkojmë të caktohet edhe masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

PËR KËTË ARSYE

Gjykata u tërhoq në Dhomën e Këshillimit dhe si u kthye, në bazë dhe për zbatim të nenit 112 dhe 234, 242 dhe 260/2 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI

1. Pranimin e kërkesës.

2. Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Doda, me vendimin penal Nr. 393/1, datë 17.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, duke i caktuar edhe masën ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet personi nën hetim Ahmet Doda të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të Hënën e parë të çdo muaji, ora 10:00.

4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Ahmet Doda nga IEVP Durrës, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës.

Shqipëri1 hour ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme2 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Lajme2 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni3 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Maqedoni3 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri3 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë4 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme4 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

Maqedoni4 hours ago

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Bota4 hours ago

Mesazhi i fuqishëm i Salihut: “Mobilizim masiv këtë të diel – vota e çdo shqiptari numërohet!

Maqedoni4 hours ago

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Maqedonia e Veriut e ka merituar prej kohësh anëtarësimin në BE, presim mesazhe të forta

NA NDIQ NË FACEBOOK