Connect with us

Lajme

Ligji për përmbarues, Qerimi: Të shlyhen kamatat për lëndët e vjetra

Publikuar

Edhe pas një viti nga hyrja në fuqi të ndryshimeve që rregullojnë procedurat për punën e përmbaruesve, akoma rezultatet mungojnë në praktikë.

Organizatat qytetare ankohen se duke u nisur nga ajo që ky ligj nuk është retroaktiv dhe vlen vetëm për lëndët e reja, ka bërë që përmbaruesit ti aktivizojnë lëndët që i kanë pasur nëpër sirtarë dhe të fitojnë sipas çmimeve të vjetra. Për qytetarët një prej problemeve kryesorë janë normat e larta të interesit të cilat në shume raste e kalojne edhe borxhin kryesor.

Përmbaruesi Premtim Qerimi vlerson se kjo është si rezultat i mos përgjigjes në kohë ndaj urdhërit të përmbaruesit që në fund rezultaton me ritjen e shpenzimeve ndërsa sa i përket lëndëve që kaluan nga gjykatat në duart e përmbaruesve   ai thotë se duhet të limitohen apo të shlyhen plotësisht kamatat.

“Kur bëhët fjalë për lëndët e vjetra të cilat janë transferuar nga gjykatat tek përmbaruesit vlerësoj se duhet të limitohen apo shlyhen kamatat të cilat padrejsisht debitorët janë të detyruar ti paguajnë. Qëllimi i intersave apo kamatave është që të shlyhet borxhi sa ma shpejt dhe në rastët që janë transferuar nga gjykatat mendoj se duhet të bëhet shlyerja ndërsa në raste të tjera jo”, u shpreh përmbaruesi Premtim Qerimi.

Ai më tej shton se ideja për shlyerjen e borxheve të vjetra vështirë të realizohet për arsye janë  borxhe ndaj kreditorve privat ndërsa mundësia e vetme është që të intervenohet tek borxhet ndaj ndërmbarjeve publike.

“Shlyerja e borxheve kryesorevështirë të realizohet për shkak se kemi të bëjmë me borxhe reale si rezultat i mos pagesës së faturave të ndryshme.Arsye shtesë  është se një numër i madh i lëndëve si kreditorë  paraqiten kompanitë private dhe në këtë rast institucionet shtetërore nuk kanë autorizimin e duhur që të bëjnë shlyerjen e këtyre borxheve”, theksoi Qerimi.

Nga Ministria e Drejtësisë  kanë njoftuar se po bëjnë analiza rreth ankesave të qytetarëve të cilat arrijnë deri tek ata për punën e përmbaruesve.

Deri tani dy problemet të cilat i kanë konstatuar janë kamatat të cilat e tejkalojnë borxhin kryesor si dhe shumat e mëdha që bankat ngarkojnë për zhbllokimin e llogarive të qytetarëve. Janë duke vijuar  analizat  mbrenda ministrisë për ndryshimin e sërishëm të ligjit i cili ka të bëjë me punën e përmbaruesve.(GAZMEND KURTISHI/TVM2)

NA NDIQ NË FACEBOOK