Connect with us

Sport

Liga e Kombeve: Kosova dhe Shqipëria në të njëjtin grup?

Publikuar

Më 3 mars të vitit 2020, do të bëhet tërheqja e shortit për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve, ndërsa Kosova dhe Shqipëria kanë mundësinë të jenë pjesë e të njëjtit grup, në Ligën C.

UEFA ka njoftuar se vendoja në vazo do të bëhet në bazë të përformancës nga sezoni i parë i Ligës së Kombeve.

Kombëtarja Shqiptare do të jetë në vazon e parë të grupit C së bashku me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë.

Kosova do të jetë në vazon e dytë, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron.

Vendosja në vazo të ndryshme, lë të hapur mundësinë për një përballje Shqipëri – Kosovë, gjë e cila do të ishte vërtetë emocionuese, me një vëllazërore që do të zhvillohej në Ligën e Kombeve./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK