Connect with us

Sport

Liga e Evropës, Man Utd e Roma kalojnë grupet

Publikuar

Djajtë e Kuq nuk shënuan asnjë gol në gjysmën e parë, por në të dytën shpërthyen me katër sosh.

Dy gola nga Mason Greenwood (58’ 64’), një nga Ashley Young (53’) dhe një nga Juan Mata (62’) vulosën fitoren e vendasve.

United kalon grupin me pozitën e parë, ndërsa Alkmaar në të dytën.

Ndërkohë Roma ka barazuar 2:2 ndaj Wolfsberger, por ka arritur të kualifikohet me pozitën e dytë në grup.

Vendasit ishin dy herë në epërsi, por aq herë reaguan edhe mysafirët.

Perotti (7’) dhe Edin Dzeko (19’) realizuan për romakët, kurse Florenzi (10’ autogol) dhe Weissman (64’) shënuan për ekipin austriak. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK