Sport
‘Laureatët 2019’, Presidenti i FFK, Ademi: Ishte vit i suksesshëm, synojmë Euro 2020

Kosova pati një rrugëtim fenomenal në kualifikueset për Euro 2020, duke konkurruar në një grup mjaf të vështirë, por duke marrë rezultate tejet pozitive.
Ademi ka folur edhe për synimet pas këtij viti, duke bërë të ditur se Kombëtarja A synon kualifikimin në Euro 2020.
“Është një vit i suksesshëm, më i suksesshmi për futbollin. Jo vetëm për rezultatet e të gjitha ekipeve, por organizimet, liga, superliga, shkollat – të gjithë kanë pas një organizim dhe rezultate të jashtëzakonshme. Jam krenar që i pri këtij ekipi, komitetit ekzekutiv, kësaj kombëtare”, tha Ademi për RTK, përcjell lajmi.net.
“Viti 2019? Kemi pasur shumë emocione, pasi rezultatet e ekipit A kanë bërë që të kemi emocione të veçanta”.
“Pritshmërit për 2020? Jemi të fokusuar në ndeshjet për kualifikime për Euro 2020, besojmë në ekipin në gjithë stafin dhe shpresojmë që të kualifikohemi në Europian”.
“Tjetra është organizimi i ligës pasi do të jenë 10 ekipe. Shpresojmë sa më shumë suksese në vitin 2020”,shtoi mes tjerash Ademi.
Ademi këto fjalë i ka thënë para fillimit të ceremonisë ‘Lauratët 2019’. /Lajmi.net/






















