Kosovë
Latifi komenton bisedimet VV-LDK: Ndarje e plaçkës, kush merr, çka merr, kur merr, si merr?

Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, Blerim Latifi, ka komentuar mos-arritjen e marrëveshjes për koalicion qeveritar mes VV-së dhe LDK-së.
Një gjë të tillë ai e ka bërë duke përmendur politologun gjerman, Harold Lasswell, i cili sipas Latifit ka përkufizuar politikën që zhvillohet në vendet ku idetë dhe parimet politike nuk kanë asnjë rëndësi.
“Në këto vende, thotë Lasswell, politika reduktohet në katër pyetje të thjeshta: Kush merr? Çfarë merr? Kur merr? Si merr?”, përcjell Periskopi.
Profesori i Filozofisë Politike në Universitetin e Prishtinës më tej ka thënë se politika është “biznes i ndarjes së plaçkës!”
Latifi ka qenë mjaft i ashpër edhe me kolegët e tij nga Partia Demokratike e Kosovës [PDK] e të cilët i ka sulmuar pas zgjedhjeve për vjedhje të votave, dhe që e çuan partinë e tyre drejt humbjes.
Harold Lasswell ishte një ndër mendimtarët më të dalluar amerikan të shkencave politike.
Më poshtë e keni statusin e plotë dhe të paredaktuar të z.Latifi:
“Harold Lasswell, politikolog amerikan, shumë i njohur dikur, por tani vetëm brenda qarqeve akedemike e filozofike, ka lënë një përkufizim briljant për politikën që zhvillohet në vendet ku idetë dhe parimet politike nuk kanë asnjë rëndësi. Në këto vende, thotë Lasswell, politika reduktohet në katër pyetje të thjeshta: Kush merr? Çfarë merr? Kur merr? Si merr?
Shkurt e shqip: bisnes i ndarjes së plaçkës!”



















