Lajme
Sherr mes dy të dehurve në Kavajë, vritet me armë zjarri 26-vjeçari

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Kavajës, duke krijuar panik te qytetarët. Raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë një person.
Sic raporton “BalkanWeb” vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti banal mes dy personave. Në konflikt e sipër, është përdorur një armë gjahu, ku viktimë ka mbetur 26-vjeçari Marjus Ismailaj.
Ndërkohë, autori i krimit, 60-vjeçari Xhevdet Leçini, është shoqëruar në polici. Mësohet se të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit, kur janë konfliktuar.




















