Connect with us

Kosovë

Ky është deputeti i vetëm i Vetëvendosjes që ka shprehur urime për ditëlindjen e presidentit Rugova

Publikuar

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjës Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur urime për ditëlindjen e 75-të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Për shumë vjet pjesë e LDK’së, Bulliqi nuk ka harruar ta uroj ish-liderin shumëvjeçar të LDK’së.

“Urime datëlindja e 75 -të, president Rugova!”, ka shkruar deputeti i VV’së për presidentin që vdiq në janar të vitit 2006.

Ndërkaq ky është urimi i vetëm për ish-presidentin nga adresa e Vetëvendosjes.

Njohja e figurës së Rugovës ka qenë një nga konfliktet e përhershme të LDK-së dhe VV-së që tash po tentojnë të bëjnë marrëveshje të përbashkët për qeverisje.

Lideri i VV-së, Albin Kurti, dhe zyrtarë të kësaj partie asnjëherë nuk kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-udhëheqësit të LDK-së dhe ish-presidentit të Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK