Lajme
Kuvendi i Shqipërisë, një minutë heshtje për viktimat nga tërmeti

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot për herë të parë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Kjo seancë ka nisur me një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit, shkruan Top Channel.
Kuvendi ka në rend të ditës për diskutim një sërë vendimesh ku më kryesori është votimi për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme.




















