Kosovë
Kurti viziton kampin në Prizren ku po strehohen të prekurit nga tërmeti

Sot një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i prirë nga Kryetari Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, deputetët Artan Abrashi, Yllza Hoti, Arbër Rexhaj, Salih Zyba e aktivistët Drita Millaku, Faruk Dakaj e Karanfil Haxhillari vizituan Kampin ku po qëndrojnë 440 familje të prekura nga tërmeti.
Sipas këtij subjekti politik, ish-hapësira e KFOR-it gjerman, sot Park Inovativ, edhe pse nuk mund ta ketë ngrohtësinë e shtëpisë, po ia del mbanë që mërzinë ta zbus, njofton Klan Kosova.
“Shteti i Kosovës, Qeveria jonë, i tërë populli ynë kurrë nuk e lë vetëm Shqipërinë. Çfarë ndodhi nuk mund të zhbëhet, por jeta duhet të triumfojë. Këto ditë pikëllimin po e kthejmë në forcë. Ne jemi një komb dhe nuk jemi mysafir te njëri-tjetri, Kosova është shtëpia e juaj sepse kombi shqiptar është streha jonë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të VV-së në Facebook.
Lajmet nga zona e Durrësit nuk po bëhen më të mira. Fatkeqësisht lëkundjet nuk po pushojnë megjithëse në shkallë më të…
Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Sonntag, 1. Dezember 2019




















