Connect with us

Kosovë

Kurti: S’kam qenë aq i sigurtë sa Isa Mustafa për fitore, e prita edhe humbjen

Publikuar

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje sonte në ‘Jeta në Kosovë’ ka thënë se nuk ishte i sigurt për fitore, aq sa Isa Mustafa i LDK’së, transmeton Periskopi.

Kurti thotë se e ka pritur edhe faktin e humbjes.

‘’Unë nuk kam qenë aq i sigurt si ai. S’e kam thënë që mund të fitojmë, por edhe të humbim. I ndezëm jo vetëm motorët por edhe turbinat dhe në fund u bë ajo që u bë dhe VV doli fituese’’, ka thënë ai.

Kurti tutje ka thënë se marrëveshjen do të donte ta arrinte dje dhe të mos zgjatej kaq shumë ky proces./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK