Connect with us

Kosovë

Kurti nuk tregon për takimin e radhës me Isa Mustafën, thotë se takimet më nuk janë lajm

Publikuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se po punojnë ditë e natë, për të arritur marrëveshjen me LDK-në për bashkëqeverisje,

Ai nuk ka treguar se kur do të ketë një takim tjetër ndërmjet tij dhe Isa Mustafës, por ka thënë se komunikimin e kanë në baza ditore.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm, lajm është arritja e marrëveshjes”.

Kurti tha se janë afër arritjes së marrëveshjes.

“Gjithnjë më afër jemi, por kur t’i kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha ai.

Këto komente Kurti i bëri pasi u regjistrua si deputet i ri në Kuvendin e Kosovës./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK