Connect with us

Kosovë

Kurti mbrëmë tha se partia e Isa Mustafës ka një figurë fantome për president, përgjigjet LDK-ja

Publikuar

Kryetari i lëvizjes vetëvendosje mbrëmë ishte i ftuar në emisionin jeta në kosovë dhe ka folur rreth bisedimeve me ldk-në për të arritur marrëveshje për koalicion.

Ai nuk u kursyer me sulme partinë me të cilën synon të bashkëqeverisë, LDK-në. Kurti ka akuzuar partinë e Isa Mustafës se janë të paqartë në kërkesën për postin e presidentit, meqë nuk po përmendin një emër të mundshëm për president.

Në një moment, Kurti tha se LDK ka një figurë fantome për president.

Lidhur me këtë çështje, Periskopi ka kontaktuar deputetin e zgjedhur të LDK-së Hatim Baxhaku.

Baxhaku ka sqaruar se LDK-ja asnjëherë nuk ka përmendur një emër të përveçëm për president, meqë sipas tij, me VV-në  kanë biseduar vetëm për formën e zgjedhjes së presidentit pa përfshirë emra.

‘’Ne kemi biseduar vetëm për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe jo për emra. LDK nuk ka përmend emra, jo pse nuk e kemi një të tillë, sepse brenda LDK-së kemi emra që mund t’i propozojmë, por ne po kërkojmë prej tyre ta sqarojmë mënyrën e zgjedhjes së presidentit të vendit’’, tha Baxhaku për Periskopin.

Deputeti, shton se  Kurti duhet të jetë i matur në deklaratat publike që i lëshon ndaj LDK-së,  meqenëse janë në prag për të qenë parti të koalicionit.

‘’Sigurisht se Kurti do të duhej të ishte më i matur në deklaratat e tij’’, përfundon Baxhaku./Periskopi/

Shqipëri5 minutes ago

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

Lajme59 minutes ago

Taravari mohon zërat për kalimin e Isen Shabanit në VLEN: Vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së

Lajme1 hour ago

Rrustemi: Sërish mund të shkojmë në zgjedhje, barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë

Lajme2 hours ago

Isen Shabani kalon në VLEN? Kapet mat në një darkë me kuadro të VLEN-it

Maqedoni3 hours ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Lajme3 hours ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Bota4 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni5 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni5 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni5 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri6 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë6 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

NA NDIQ NË FACEBOOK