Connect with us

Kosovë

Kurti kritika LDK-së për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm: Ta shohim a do të betonohen në qëndrime

Publikuar

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje njëherit kryetar i kësaj partie, Albin Kurti, ka kritikuar mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, duke thënë se një mbledhje të tillë, Vetëvendosje do ta mbajë pasi të arrihet marrëveshja me LDK-në e jo para arritjes së kësaj marrëveshje.

“Unë me siguri kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo nuk dua të ndërhyj te Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila mësova se ka thirrë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organi i saj më i lartë. Ne në Lëvizjen Vetëvendosje besojmë se mbledhja e Këshillit tonë të Përgjithshëm duhet të mbahet pas marrëveshjes e jo para marrëveshjes. Pra, Lëvizja Vetëvendosje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do ta mbajë pasiqë ta kemi marrëveshjen për koalicionin qeverisës me LDK-në”, ka thënë Kurti, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se mbetet të shihet nga kjo mbledhje se a do t’i betonojë LDK-ja qëndrimet e deritashme apo do të marrë vendim për një marrëveshje për koalicion me VV-në. Kurti edhe një herë ka thënë se ‘VV është fituese e zgjedhjeve dhe ai duhet të jetë kryeministër i Kosovës’.

“Mirëpo mbetet të shihet sot pasdite që kjo mbledhje e KP të LDK-së a është thirrur për t’i betonuar qëndrimet me kërkesat e njohura tashmë apo është thirrur për ta mundësuar marrëveshjen me neve. Unë besoj që duhet të ketë takime por nuk mund të ketë takime derisa thirren organet më të larta të subjekteve.Besoj, shpresoj, uroj që ashtu qqysh ka vendosur populli më 6 tetor, ta kemi një qeveri të re që ta ckapim shtetin nga mujsharët shpërdorues.Vetëvendosje është fituese, besoj që sa më parë që merremi vesh aq ma mirë dhe me 26 dhjetor të shkojmë me marrëveshje”, ka thënë Kurti./Periskopi/

? LIVE: Albin Kurti deklarohet pas dëshmisë në Prokurori

Gepostet von Periskopi am Mittwoch, 18. Dezember 2019

NA NDIQ NË FACEBOOK