Connect with us

Shëndetësi

Kthehen në funksion të plotë sallat e ortopedisë në QKUK

Published

on

Klinika e Ortopedisë ka kthyer në funksion të plotë sallat operative, pas renovimit të hapësirave të tyre, me kërkesë të inspektoratit shëndetësor.

Në përputhje me rekomandimet, menaxhmenti i SHSKUK-së ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për të mundësuar rrjedhën normale të punës, njofton Klan Kosova.

Nga sot, në këtë klinikë, kanë nisur punën të gjitha sallat për operime dhe mjekët po kryejnë intervenime, sipas planit të rregullt operativ.

NA NDIQ NË FACEBOOK