Lajme
Kryeministrja më e re në botë propozon 4 ditë pune me nga 6 orë

Kryeministrja më e re në botë, Sanna Marin, ka propozuar së fundmi një ide me të cilën ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.
34 vjeçarja që u emërua në postin e kryeministres së Finlandës ka propozuar që të punohet vetëm 4 ditë në javë nga 6 orë.
Ajo ka thënë se beson që njerëzit duhet të shpenzojnë më shumë kohë me familjet e tyre dhe të merren me kulturë e argëtim.
“Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetë oraëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjen si dhe të merren me aspekte të tjera të jetës, sikurse është kultura dhe argëtimi.’’, ka deklaruar Marin.
Ajo shpreson që ky propozim i saj të bëhet sa më shpejt realitet.






















