Kosovë
Kryeministri i Britanisë: Nuk u tallëm me Trumpin

Një video ku shiheshin disa liderë botërorë në samitin e NATO-s duke u tallur me Donald Trumpin ka shkundur rrjetet sociale të internetit.
Trump së fundoi e quajti “dyfytyrësh” kryeministrin kanadez Justin Trudeau, i cili po ashtu ishte i pranishëm gjatë talljes në Pallatin Buckingham.
Por, kryeministri britanik Boris Johnson ka mohuar të ketë qeshur me Trumpin dhe se nuk e kishte marrë seriozisht atë.
“A nuk e merrni seriozisht presidentin Trump?” – e pyetën gazetarët atë, përcjell Periskopi.
“Jo [e marr seriozisht]. Kjo është absurde. S’e di nga ju erdhi kjo ide.” – tha ai.
Megjithatë, ai nuk bëri asnjë koment të mirë për Trumpin duke mos dashur të humbte ndonjë votë gjatë fushatës për zgjedhjet që mbahen në vendin e tij.
“Mendoj që Shtetet e Bashkuara… kanë kontribuar shumë për NATO-n, kanë qenë shtyllë e stabilitetit dhe sigurisë tonë kolektive.” – tha ai pa përmendur aspak Trumpin.




















