Connect with us

Kosovë

Kroacia i dëbon gabimisht sportistët nigerianë nëpër mal në Bosnje

Publikuar

Organizatorët e një gare ndërkombëtare sportive për studentët kanë bërë thirrje që dy ping-pongist nigerianë të riktheheshin në vendin e tyre pasi policia kroate i kishte dëbuar ata në Bosnje gabimisht.

Abia Uchenna Alexandro dhe Eboh Kenneth Chinedu, studentë të Universitetit Teknologjik të Nigerisë, arritën në Zagreb më 12 nëntor, për të marrë pjesë në një garë në Pula të Kroacisë.

18 vjeçarët u larguan nga Pula për të shkuar në Zagreb, pas turneut ku duhej të ktheheshin për në Lagos më 18 nëntor. Sidoqoftë, një natë para se të ktheheshin, derisa po shëtiteshin në kryeqytetin kroat, ata u ndalën nga policët që iu kërkuan letërnjoftimet.

“U munduam t’jua shpjegonim se kush ishim dhe se dokumentet tona i kishim në hostelin ku po rrinim, por na dëgjuan në stacionin policor,” i tha pingpongisti Chinedu sajtit boshnjak Zhurnal, përkthen Periskopi.

“Nuk na kushtuan vëmendje, nuk deshën të dëgjonim se çka po thoshim.”

Policia mendoi se ata ishin emigrantë pa letra, i rrasi në një kombi dhe i transferoi në kufirin me Bosnje-Hercegovinën ku, atë ditë, autoritetet kroate i mblodhën bashkë me një grup emigrantësh që kishin provuar të kalonin kufirin në të zezën. Policia i kishte urdhëruar që të kalonin përmes malesh për në Bosnje.

“Nuk doja të shkoja nëpër mal. Polici më tha se do të më vriste nëse nuk e bëja.”

Uchenna dhe Chinedu më pas u dëbuan në Bosnje ku përfunduan në kampin e Velika Kladushas, bashkë me mijëra emigrantë të tjerë që e bëjnë gjumin nëpër tenda. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK