Connect with us

Kosovë

Kosovarët me spermën më të dobët në Ballkan: A ta thanë spermën Obiliqi?

Publikuar

Ndryshimet klimatike. Ngrohja globale. Kriza klimatike. Këto janë disa prej termeve që i hasim përditë në mediat sociale dhe që e bënë të famshme një aktiviste 16 vjeçare nga Suedia që po kërkon të merren masa urgjente për këto çështje.

Gjinekologia e njohur kosovare, Aida Kumnova, deklaroi para disa ditësh që sperma e burrave të Kosovës kishte cilësinë më të dobët në rajon.

“Po ku mos me pasë oj motër [në] çfarë ajri jetojmë. Obiliqi ta thanë spermën.” – komentoi një lexues i Periskopit, ndër qindra e qindra të tjerë.

Por, a ta thanë spermën Obiliqi? Ose më saktë, a ta thanë spermën ajri i ndotur që ka kapluar Prishtinën [por pse jo edhe Obiliqin]?

Përgjigjja është PO. Nivelet e larta të ajrit të ndotur janë të lidhura me cilësinë e dobët të spermës dhe janë fajtore për rënien e fertilitetit mashkullor, sipas një studimi nga Universiteti Kinez i Hong Kongut, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Megjithëse ndikimi sipas këtij raporti është relativisht i vogël, mund të çojë në infertilitet “për një numër të madh çiftesh”. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK