Connect with us

Sport

Koscielny befason me deklaratën për ish-klubin e tij Arsenal

Publikuar

Ish-kapiteni i Gunners zbuloi se ai nuk ishte i lumtur në Arsenal dhe se mendonte se kishte nevojë të kthehej në shtëpi me familjen e tij për një sfidë tjetër.

Ndeshja e tij e fundit për klubin erdhi në finalen e Ligës së Evropës kundër Chelsea në fund të sezonit 2018.19, një lojë që Arsenali humbi 4-1, përcjell lajmi.net.

“Unë mund të kuptojë që tifozët e Arsenalit nuk prisnin që unë të largohesha”, i tha ai Canal +.

“Askush nuk e priste atë. Ta them thjesht, nuk isha i lumtur sikur në ditën e parë që firmosa. Dhe me familjen time, ne duhet të ktheheshim në Francë dhe të kishim një sfidë të re”, zbuloi Koscielny. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK