Connect with us

Lajme

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA që të përgatiten për ‘dhuratën e Krishtëlindjes’, por askush nuk di se çfarë është

Publikuar

Koreja e Veriut do të dërgojë një “dhuratë të krishtlindjes” për SHBA-të, por ajo që do të përmban varet nga rezultati i bisedimeve të vazhdueshme midis Uashingtonit dhe Pyongyang, paralajmëron një zyrtarë i lartë, shkruan CNN transmeton Periskopi.

Mendime e komente të shumta ka pasur në lidhje me këtë, e ka disa nga ata që e kanë interpretuar si një shenjë që Koreja e Veriut do t’i rifilloj testet e raketave në distanca të gjata, bisedimet midis dy palëve janë në një grindje muajt e fundit.

Ndërsa zv/ministri i parë në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut që punon për çështjet e SHBA-së akuzoi politikë-bërësit amerikanë se po përdorin bisedimet me Kim Jongun për përfitime politike të brendshme.

Kujtojmë që Koreja e Veriut po kryen disa prova raketash me rreze më të shkurtër./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK