Tech & Auto
Konstelacionet satelitore: Astronomët paralajmërojnë kërcënimin

Astronomët janë duke paralajmëruar se pamja e Universit mund të jetë nën kërcënim.
Nga java e ardhme do të nisë një kampanjë e lëshimit të mijëra satelitëve të rinj, për të ofruar qasje në internet nga hapësira me shpejtësi më të madhe, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Por flotat e para tashmë të dërguara të anijeve në orbitë nga kompania amerikane SpaceX janë duke ndikuar në pamjen e qiellit gjatë natës.
Ato janë duke u shfaqur si shirita të bardhë të ndritshëm, aq verbues sa edhe ju bëjnë konkurrencë yjeve.
Shkencëtarët janë duke u brengosur për të ardhmen se “mega-konstelacionet” e statelitëve mund të ndikojnë në imazhet e teleskopëve dhe të ndërhyjnë në vëzhgimin e radio astronautike.
“Qielli i errët është i zakonshëm dhe kjo çfarë po shohim tash është një tragjedi e zakonshme”, ka thënë Dave Clements, astrofizikan në Imperial College London.
Kompanitë e përfshira në këto projekte kanë thënë se po punonin me astronomë që të minimizohet ndikimi i satelitëve.






















