Connect with us

Kosovë

Konjufca tregon planin B që ia ofruan LDK’së për postin e presidentit

Publikuar

Kryetari i ri i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për pozitën e presidentit, shkruan Periskopi.

Kojnufca ka treguar disa formula që i janë treguar LDK’së për këtë pozitë.

“Palni B ishte të ndodhte një shkëmbim mes ministrisë së Puneve të Brendshme dhe presidentit, ky ishte një kompromis i VV’së nuk mendoj që është pazar. MPB dhe LVV janë asociacion kur e thu njërën e mendon tjetrën”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV’së.

Ai ka thënë se LDK kurrë nuk ka dhënë emër për president.

“LDK kurrë nuk ka dhënë emër për postin e presidentit, kjo veç çka ja ka shtu pikëpytjen dhe misteriozen kësaj pozite”

“Ne ja ofruam një formulim LDK’së, ishte piknisja prej frymës së kushtetuës që ka lidhje me unitetin e popullit duke ja njohur në të njëjtë kohë njëfar vetoje njëfar lloj drejtmi të këtij procesi për ta gjetur kandidatin e tij”, ka thënë kryetari i ri i Kuvendit.

Kutojmë që Konjufca është zgjedhur kryetar me 75 vota për, ku për vetën e tij ai abstenoi./Periskopi/

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK