Connect with us

Kosovë

Kolona në kufi, deri në 6 orë pritje në Merdare

Publikuar

Radhë të gjata të kolonave janë shkaktuar edhe mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Merdares, aty ku shumë mërgimtarë ishin në pritje për të kaluar kufirin që lidhë Serbinë me Kosovën.

Sipas të dhënave të orës 8:00 të Qendrës për Menaxhim Kufitar që funksionin në kuadër të MPB-së, kolonat më të gjata janë në Merdare.

Aty mërgimtarëve po u duhet të presin deri në 6 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa te Dheu i bardhë, aktualisht pritjet janë deri në dy orë.

NA NDIQ NË FACEBOOK