Sport
KOK e cilëson të suksesshëm vitin 2019, zbulon synimet për 2020

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, e kanë quajtur të suksesshëm vitin 2019 në rrafshin vendor dhe atë ndërkombëtar.
Ata kanë shpalosur disa prej aktiviteteve të organizuara gjatë vitit që po lëmë pas, ndërsa kanë përmendur edhe medaljet ndërkombëtare të fituara.
Besim Hasani u shpreh se 2019 është një ndër vitet më të suksesshme të KOK-ut ku ata janë përqendruar më shumë te sportistët.
Kosova fitoi tri medalje në Lojërat Evropiane 2019, si dhe një medalje të artë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Hasani ka folur edhe për 2020, që njëherësh njihet edhe si vit i Olimpiadës. Në kryeqytetin e Japonisë, Tokio 2020, organizohen Lojërat Olimpike, në të cilat, sipas KOK-ut, Kosova synon të fitojë medalje. /Lajmi.net/





















