Connect with us

Sport

Klopp nuk feston më golat, ka një arsye për këtë

Publikuar

Klopp këtë vendim e ka marrë nisur nga aplikimi i teknologjisë VAR, e cila shpeshherë po ndalë në gjysmë festimin e golit.

Një gjë e tillë ndodhi edhe sot, kur u anulua goli i Sadio Mane, në ndeshjen Liverpool – Watford.

Pas ndeshjes, Klopp ka thënë se më nuk feston golat, për fajin e teknologjisë VAR.

“Nuk kam idenë se ku ishte pozitë jashtë loje, të jem i sinqert. Nuk i festoj golat më sepse duhet të presësh derisa dikush konfirmon se është gol” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Nuk mendoj se kishte pozitë jashtë loje tek goli i Sadio. Nuk mund ta shihja. Por, nuk kam parë ripërsëritjen, kështu që nuk kam ndonjë ide” shtoi gjermani.

Liverpool po vazhdon me formën e lartë në Premierligë, duke shkuar tashmë në +10 pikë me skuadrën e dytë në tabelë, Leicester City. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK