Kosovë
Kim Mehmeti: Në LDK s’mund të marrin frymë nga hazirajt, të ngratit

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti, sonte në Rubikon ka thënë se LDK s’ka bërë asgjë për të mirën e këtij vendi, transmeton Periskopi.
Sipas Mehmetit, në LDK nuk mund të marrin frymë nga ‘hazirajt’, duke aluduar në fuqinë e Lutfi Hazirit dhe disa të tjerëve brenda partisë.
‘’Këta progresorët e LDK mundohen ta mbajnë dorën në xhep e ta ledhatojnë kokën. Hajde le të del një i LDK dhe të më thotë se çka bën për Kosovën, po flas prej luftës e këndej. O ndërtuan institucione, gjykata, mos dërguan përpara kulturën, arsimin’’, ka thënë Mehmeti.
‘’Ata s’mund të marrin frymë prej hazirajve, të ngratit. Unë aty shoh të rinj të mrekullueshëm. LDk ka përgjegjësi për këtë gjendje në Kosovë’’/PERISKOPI/




















