Shëndetësi
Këngët e njohura dhe reprizat në TV ndihmojnë në stimulimin e kujtimeve dhe mbajtjen aktive të trurit

Reprizat në Televizion dhe këngët festive të njohura mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga demencia duke stimuluar kujtimet dhe duke e mbajtur trurin aktiv.
Krishtlindjet mund të jenë një kohë shqetësuese për ata që kanë këtë çrregullim mendor.
Por ekspertët thonë se të kënduarit së bashku i këngëve të njohura si “White Christmas” mund të stimulojë “kujtimet emocionale”.
Apo përderisa njerëzit e prekur nga demencia mund të mos i kujtojnë detajet e sakta të filmit të famshëm “It’s A Wonderful Life”, ata mund të kujtojnë se si u ndien në fund të filmit.
Profesori dhe mjeku britanik Alistair Burns, thekson se Krishtlindjet ndonjëherë mund të jenë të çuditshme ose konfuze për ata që jetojnë me këtë çrregullim.




















