Connect with us

Sport

Katër humbje radhazi të Lakers, LeBron James jep komentet e tij

Publikuar

Lakers ishte skuadra që e nisi më së miri sezonin në NBA, duke shkuar në një rekord 24-3.

Por, në katër ndeshjet e fundit, Lakers kanë pësuar katër humbje, duke qëndruar tashmë në rekordin 24-7. Lidhur me formën shqetësuese disa komente ka dhënë edhe fytyra e NBA, LeBron James, i cili luan me Lakers.

“Ne duhet të përmirësohemi. Unë kam thënë këtë edhe gjatë serisë së fitoreve. Nuk ka rëndësi nëse fiton apo humb, sepse ësthë maraton dhe narrativ i ri mund të bëhet në ditët e ardhshme, në mundësinë e ardhshme” ka thënë LeBron, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se në fazën defensive jemi mirë. Në ofensivë, ne duhet të përmirësohemi. Duhet të jemi pak më të mirë” ka shtuar ‘mbreti’.

James dhe Lakers do të synojnë t’i japin fund serisë së humbjeve në përballjen kundër Portland Trail Blazers. /Lajmi.net/