Connect with us

Kosovë

Kastrati: Akuzohem për vepër terroriste, për molotovin e gjetur në VV

Publikuar

Kandidati për deputet nga Partia Socialdemokrate Gëzon Kastrati, ka thënë se sot është njoftuar nga Prokuroria Speciale se ndaj tij është ngritur një aktakuzë  për veprën “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Ai me anë të një postimin rrjetin social Facebook deklaroi se bashkë me të janë duke u akuzuar edhe me Korab Korça, ish-aktivist i VV-së, tash në PSD dhe Çlirim Gërbeshin, aktivist i VV-së.

“Po akuzohemi për “Përgatitje të Veprës Terroriste”, kinse ne kemi përgatitur 648 koktej mollotovi që janë “gjetur” në depon e VV-së”.

“Me një shpejtësi të paparë, për rreth 2 muaj (edhe pse “provat” ishin të gatshme 3 vite më parë) jemi ftuar një herë nga policia dhe një herë nga prokurori për tu deklaruar dhe sot e kuptuam qe na është ngritur aktakuze edhe pse zyrtarisht nuk na është kumtuar ende. Pra Gjykata as nuk na ka komunikuar gojarisht e as nuk na e ka dërguar me shkrim njoftimin për ngritje te aktakuzës ndërsa prokuroria na ka njoftuar qe mund ta marrim dosjen”.

Ja postimi i tij:

NA NDIQ NË FACEBOOK