Connect with us

Kosovë

Kapen me 16 lopë kontrabandë, arrestohen tre persona në Klinë

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Jashanicë të Epërme të Klinës pasi që në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 16 krerë gjedhe (lopë) me prejardhje të dyshuar.

Sipas inspektorit të AVUK-ut, dyshohet se dokumentet e kafshëve janë të falsifikuar.

Me vendim të prokurorit kafshët janë sekuestruar dhe dërguar në fermën e Qendrës Korrektuese Dubravë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.