Lajme
Kaosi në ‘rrugën e plastikave’, Ganiu premton zgjidhje përmes zgjerimit të bulevardit.

Takim koordinues me afaristët e “Rrugës së Plastikave” . Do të fillojë të realizohet projekti për zgjerimin e bulevardit.
Për të zbardhur detajet e investimit të rradhës në agjendën e bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit që ka të bëjë me zgjerimin e bulevardit “Nikolla Karev” të njohur si rruga e Plastikave, bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe nënkryetarin Enver Maliqi, zhvilluam takim koordinativ me afaristët e kësaj zone shumë të frekuentuar.
Përmes këtij projekti synojmë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit rrugor.


















