Connect with us

Kosovë

Kadri Veseli niset për Hagë

Publikuar

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është nisur para pak minutash për në Hagë, përcjellë Periskopi.

Para se të hynte në aeroport ai u prononcua para medieve.

Ndër të tjera ai theksoi se lufta e UÇK-së është e pastër.

“Jam duke udhëtuar për në Hagë, me ftesë të Dhomave të Specializuara. Gjykata Specialë është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë tonë në luftën e UÇK-së. Të gjithë janë krenar që kanë qenë pjestarë të UÇK-së, dhe unë me asnjë gjë nuk do ta ndërroja këtë pjesë të jetës sime”, u shpreh Veseli. /PERISKOPI

NA NDIQ NË FACEBOOK