Connect with us

Sport

Juventusi i prish punë Interit, “Zonja” shfaq interes për objektivin e zikaltërve

Publikuar

Interi dhe Juventusi po luftojnë në kampionat për të fituar titullin kampion këtë sezon, por mesa duket do të sfidojnë njëri-tjetrin edhe në merkato.

Prej kohësh Interi ndjek me kujdes sulmuesin e Çelsit, Olivier Ziru, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Konte dhe drejtuesit ziklatër do të përpiqen ta afrojnë atë në skuadër.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “La Stampa”, në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit francez është futur edhe Juventusi, të cilët gjithashtu e duan në ekipin e tyre.

Sarri e ka pasur nën urdhrta e tij futbollistin gjatë kohës kur drejtonte Çelsin dhe i di cilësitë e tij, dhe për këtë arsye thuhet se tashmë e kërkon atë edhe te bardhezinjtë.Zhiru

Në këtë situatë duket se do të kemi një përballje tjetër mes këtyre dy ekipeve, por këtë herë në merkato./panoramasprot.al

NA NDIQ NË FACEBOOK