Connect with us

Lajme

Ja si e ndryshoi Egbo Tiranën, Muçi dhe…

Publikuar

Faji zakonisht mbetet jetim, por suksesi ka gjithmonë shumë baballarë, Tirana shijon momentin, ka lënë pas periudhën negative dhe 3 fitoret radhazi krijojnë atmosferën festive në kampin bardheblu. Fitorja ndaj Laçit është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasqyron një Tiranë që po shëndoshet mbi të gjitha psikologjikisht, asnjëherë këtë sezon bardheblutë nuk kishin fituar një ndeshje me përmbysje, asnjëherë nuk i ishin përgjigjur me reagimin e duhur golave të kundërshtarit, pësimi i golit zakonisht ka shkaktuar nëj shok psikologjik,këtë herë jo, ndoshta edhe për shkak të barazimit të shpejtë të të riut Muçi.

Ernest Muçi, pikërisht 18-vjeçari, premtimi i së ardhmes, i shumëdiskutuar si alternativë në stol, në takimin e parë që i jepet besim shënon një dygolësh duke marrë në krahë Tiranën e madhe, çfarë mund të presësh më shumë, thjeshtë, të mos fluturojë, i duhet shumë punë, vullnet e këmbëngule për të fituar rolin e qendërsulmuesit kryesor te Tirana, kohën për ta realizuar e ka të gjithën përpara.

Golat të nxjerrin në evidencë por nuk është vetëm Muçi. Kristi Vangjeli ka bërë një ndeshje të madhe, bashkë me shokun e dyshes së qendrës Gentian Muçën, kanë neutralizuar një rrezik të rëndësishëm si Nwabueze, kryegolashënues i Superiores, forcë fizike dhe nuhatje goli, këte hërë nuk ja doli të njolloste portën e Tiranës.

Cale dha dy asiste, inteligjencë në rastin e golit të parë, thjesht fantastik në të dytin me një top llokum para portës, Torassa bëri punë të jashtëzakonshme, pastaj duhet edhe një kokë kurajoze si ajo e Hoxhallarit për të evituar një rikuperim të dhimbshëm në finale. Egbo, është një çështje më vete, i ka kthyer kësaj skuadre rezultatet, qetësinë dhe deri diku dhe karaterin, duhet edhe pak fat, këtë herë Tirana e kishte me vete, gjatë vitit kryesisht i ka munguar, 2020 vjen me urimin për më shumë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK