Connect with us

Kosovë

Ja pse Pacolli mbrojti Trumpin nga shkarkimi: Ja çka i ndodhi Bill Clintonit bash më 1999

Publikuar

Vetëm pak kohë para shënimit të trevjetorit të presidencës, Donald Trump përjetoi një traumë të rëndë me Dhomën e Përfaqësuesve që votoi për shkarkimin e tij.

Trump-i u bë presidenti i tretë që votohej për t’u shkarkuar.

Pas një dite të tërë në debate, Dhoma votoi me 230 vota për dhe 197 kundër që të votonte shkarkimin e Trumpit për abuzimin e pushtetit. Por, votat ishin të ndara në baza partiake, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Presidenti i 45 i ShBA-ve tash do të përballet me Senatin, ku pritet që të shfajësohet për shkak të shumicës republikane.

Por, një proces të tillë të rëndë e kishin përjetuar edhe dy presidentë, përfshirë Bill Clintonin.

Procedurat për shkarkimin e Bill Clintonin u nis më 8 tetor të vitit 1998.

“Jo, unë nuk kam bërë seks me atë grua,” – kishte thënë Clinton, duke gënjyer nën betim, dhe për më tepër kishte penguar drejtësinë që ishte një akuzë tjetër ndaj tij. Ai akuzohej se kishte pasur marrëdhënie seksuale me znj.Monica Lewinsky.

Në atë kohë, Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollonin Republikanët, dhe natyrisht ata votuan për shkarkimin e Clintonit, ashtu siç votuan mbrëmë Demokratët për shkarkimin e z.Trump, përcjell Periskopi.

Seancat e Senatit ndërkohë kishin nisur më 7 janar të vitit 1999.

Pikërisht në shkurt ishte bërë votimi pas dështimeve me 45 vota që votuan për dënim dhe 55 kundër, gjë që e shfajësonte z.Clinton dhe e linte t’i shkonte deri në fund mandatit si president.

Në atë periudhë Kosova po përballej me masakra dhe një dhunë të jashtëzakonshme nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit. Imagjinoni sikur z.Rugova të dilte pro shkarkimit të z.Clinton, kjo pa asnjë dyshim se do të ishte problematike për intervenimin e NATO-s në Kosovë, për të cilën presidenti i asokohshëm amerikan kishte hezitime të mëdha edhe ashtu.

Kjo gjë e bën të kuptimshëm reagimin e shefit të diplomacisë tonë, z.Behgjet Pacolli, i cili në këtë rast doli kundër shkarkimit të z.Trump. Duke marrë parasysh natyrën hakmarrëse të tij, një qëndrim i përkundërt do të ishte tepër problematik për vendin tonë./Periskopi