Sport
Ja nga kush varet transferimi i Xhakës te Hertha Berlin

‘The Independent’ raporton se Granit Xhaka është gati për të lëvizur në drejtim të Hertha Berlin, përcjell lajmi.net.
Por, kalimi i tij do të varet nga trajneri i ri, Mikel Arteta, aprovimi i të cilit duhet dhënë për finalizimin e këtij transferimi.
Hertha është pajtuar të huazojë Xhakën deri në fund të sezonit, dhe të realizojë një transferim të përhershëm në fund të sezonit për 33 milionë euro./Lajmi.net/



















