Lajme
Izraeli do të vazhdojë kontributin në rindërtimin e banesave në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot në takim me ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler, me rastin e fillimit të detyrës së tij në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit vuri në dukje perspektivën e gjerë të bashkëpunimit midis të dy vendeve, në mjaft fusha si në bujqësi, hoteleri, turizëm etj.
Ruçi e falënderoi ambasadorin Gendler për kontributin shumë të çmuar të ekspertëve izraelitë në verifikimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe kërkoi që ndihma e Izraelit të vazhdojë edhe për periudhën e rindërimit.
Ambasadori Noah Gal Gendler shprehu mirënjohjen për konsideratat e larta të popullit të autoriteteve të Shqipërisë për shtetin dhe qytetarët e Izraelit dhe nënvizoi se sakrificat e shqiptarëve për hebrenjtë nuk do të harrohen kurrë.
Gendler bëri me dije se Izraeli do të vazhdojë të kontribuojë edhe në fazën e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, transmeton Klan Kosova.
















