Connect with us

Lajme

Itali, tre lëkundje tërmeti godasin Aquilan brenda 30 minutave

Publikuar

Lëkundja e tokës nuk po kursen as Italinë, dhe pikërisht atë qytet i cil ka plagën më të madhe nga tërmetet.

Një seri lëkundjesh sizmike janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të Aquilas në Itali.

Lëkundja e parë u ndje rreth orës 22:55 e shkallës 3.7 ballë me epiqendër 2 km nga qyteza Barete e me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës.

Pak minuta më vonë në ora 23:16 minuta është regjistruar një tjetër lëkundje në shkallën 3.4 ballë me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë.

Ora 23:22 minuta është pasuar nga një tjetër e shkallës 2.2 balla.

Shumë banorë kanë telefonuar në Departamentin e Mbrojtjes Civile e të zjarrfikësve. Paniku e frika ka shtyrë banorët e zonës të qëndrojnë gjatë natës në rrugë.

Deri më tani nuk ka informacione mbi dëme në banesa apo persona të lënduar. Plot 10 vite më parë në Aquila një tërmet i shkallës 6.3 ballë shkaktoj 309 viktima e mbi 1600 të plagosur.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK