Lajme
Ish këshilltari i Trumpit reagon: Presidenti është kriminel, duhet të hiqet nga detyra

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për shkarkimin e presidentit Donald Trump pasi u shpall fajtor për abuzim me pushtet në detyrë pasi kishte provuar të kthente një favor ushtarak për Ukrainën për përfitime elektorale.
Pas tetë orësh debati të nxehtë, Demokratët dhe Republikanët votuan në vija partiake.
Duke reaguar pas lajmit, ish këshilltari i Presidentit Trump Anthony Scaramucci e përshkroi atë si “kriminel të paligjshëm”, heqja e tij prej detyrës do të ishte “si vrasja e Mbretit të Natës në Game Of Thrones”, duke i bërë thirrje senatorëve që ai të përballej me një proces të drejtë gjyqësor kur Kongresi do të mblidhet në vitin e ardhshëm, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
230 kongresmenë votuan për shkarkimin e Trumpit ndërkohë 190 kundër.
Para Trumpit, edhe dy presidentë tjerë ishin përballur me hetimin për shkarkim, Bill Clintoni dhe Andrew Jacksoni./Periskopi






















