Kosovë
Ish gazetari i KTV-së që u bë deputet qorton LDK-në me gabime drejtshkrimore

Ish moderatori i emisionit PULS në KTV, Mefail Bajqinovci, i cili do të jetë deputet i Vetëvendosjes në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit, ka qortuar LDK-në për mos-arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës me partinë e tij.
Nga një ish gazetar mund të pritet edhe që të jetë më objektiv në observimin e çështjeve të ndryshme, ta zëmë të fajësonte nganjëherë edhe partinë e tij/saj. Por, kjo megjithatë nuk mund të pritet nga një ish gazetar i grupit medial KOHA.
Bajqinovci hapur sulmon në statusin e tij të radhës LDK-në, duke mos i lënë asnjë faj të vetëm Lëvizjes Vetëvendosje për ‘ngurtësimin e negociatave për finalizimin e marrëveshjes”.
“Neve nuk po na lejojnë të shkojmë në implementim të këtij vullneti qytetarë të qartë për shkak të një funksioni shtetror si presidenti, për të cilin as paraqitëm platformë në zgjedhje e natyrisht se as nuk u votuam për të. As ne, as LDK-ja.” – shkruan z.Bajqinovci, përcjell Periskopi.
Ajo që bie në sy në këtë status është numri i madh i gabimeve drejtshkrimore.
Iu kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon garanci nga Vetëvendosje se posti i presidentit të shtetit do t’iu takojë atyre.
Sidoqoftë, më poshtë e keni statusin e plotë të tij:
![]()





















