Connect with us

Kosovë

Ish- deputeti i quan VV-në e LDK-në tinejgjerë

Publikuar

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu u ka bërë thirrje VV-së e LDK-së mos të bëjnë spektakël për arritjen e koalicionit qeverisës.

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka thënë se mbi 400 mijë votues, nuk meritojnë spektakle e fyerje të një niveli adoleshent, siç po ndodh mes VV-së e LDK-së.

Postimi i Sejdiut në Facebook:

400,000+ votues që i besuan projektit VV-LDK nuk meritojnë spektakle dhe fyerje publike të ndërsjella të nivelit adoleshent, por veprime të menjëhershme dhe progres të pavonuar për Kosovën.

NA NDIQ NË FACEBOOK