Kosovë
IPK rekomandon pezullimin e dy zyrtarëve policorë për sulmin që dyshohet se e bëri Shala ndaj një gazetari

Inspektoriati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës, që të suspendojë me pagesë dy zyrtarë policorë, që kanë qenë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kur është sulmuar gazetari Ensar Ramadani ditën e martë.
U raportua se sulmin e bëri ministri Endrit Shala, por një gjë të tillë e ka mohuar ai për Periskopin.
Inspektoriati ka thënë se ka njoftuar prokurorin kompetent për këtë rast dhe në koordinim me të janë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë që kanë qenë prezent kur ka ndodhur incidenti.
“Hetimet e IPK-së janë duke u zhvilluar me dyshimin se zyrtarët policorë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe për këtë dyshohet se është kryer vepra penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, është thënë mes tjerash në komunikatën e IPK-së,




















