Sport
Inter, një emër tjetër shfaqet për mesfushën

‘Zikaltërit’ në këtë pjesë të sezonit janë përballur me shumë lëndime të mesfushorëve, dhe Antonio Conte jo pak herë është vënë në siklet në përpilimin e formacionit.
Mediet në Spanjë gjatë kësaj kohe kanë raportuar vazhdimisht për interesimin e Inter për Arturo Vidal, por duket se Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kiliani.
Sipas Sky Sport, Inter tashmë kanë kthyer sytë kah mesfushori i Borussia Dortmund, Julian Weigl, përcjell lajmi.net.
24 vjeçari është pjesë e Dortmund që nga viti 2015, dhe deri më tani ka regjistruar 95 paraqitje./Lajmi.net/






















