Connect with us

Sport

Inter në negociata me Napoli, synohet shkëmbimi Politano – Llorente

Publikuar

Inter do të synojë të përforcojë fazën ofensive me një tjetër lojtar. Emri në listën e dëshirave është Fernando Llorente.

Raportime të medieve italiane bëjnë të ditur se ‘Zi kaltrit’ do të propozojnë shkëmbimin Politano – Llorente.

Politano nuk ka gjetur hapësirat e pritura nën urdhrat e Antonio Conte, kështu që ai mund të përdoret si pjesë këmbyese për një sulmues.

Llorente do të ishte ndihmës për Lukakun, kur ky i fundit do të kishte nevojë për pushim.

Një lojtar i gjatë, i fuqishëm fizikisht që do të mund të luante krahë Lautaro Martinez. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK