Tech & Auto
Instagram vjen me ndryshimin e radhës/ Përdoruesit do të duhen të plotësojnë këtë kërkesë të rrjetit

Instagram do të vijë me një ndryshuim në regjistrimin e accounteve. Rrjeti social do të kërkojë si një të dhënë shtesë ditëlindjen e çdo përdoruesi që do të hapë një adresë në Instagram.
Kjo është një mënyrë që Instagram kërkon të njohë më tepër përdoruesit e tij. Kjo e dhënë nuk do të verifikohet por do të shërbejë si një masë sigurie për të rinjtë dhe që reklamat të jenë të kufizuar sipas moshës.
I gjithë ky ndryshim është bërë në mënyrë që përdoruesit e tij të jenë më të sigurt.
Instagram është rrjeti më i përdorur nga njerëzit duke lënë pas edhe Facebook. Ndaj dhe për këtë arsye krijuesit e aplikacionit po shqyrtojnë ndryshime për të përmirësuar këtë aplikacion./ CNA.al






















