Connect with us

Kosovë

“Iniciativa të tilla si Mini-Shengeni mund të krijojnë konflikte”

Publikuar

më

Takimet për Mini-Shengenin, në të cilat po merr pjesë edhe Shqipëria, po vazhdojnë të kundërshtohen nga subjektet politike në vend e në Shqipëri.

Iniciativa për Mini-Shengenin thuhet se do ta izolojë Kosovën dhe në rast se realizohet do të krijojë edhe konflikte në Ballkan.

Pas Samitit të Tiranës ndasitë Kosovë – Shqipëri janë të tejdukshme.

Edhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka thënë për gazetën se kjo iniciativë e fuqizon Serbinë dhe e dobëson Kosovën.

Sipas tij, veprimet e kryeministrit Edi Rama janë tradhti ndaj Kosovës. “Veprimet e kryeministrit të Shqipërisë janë tradhti ndaj Kosovës, sepse njëherë do të duhej një aleancë dhe një fuqizim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe pastaj kërkimi i partneritetit me Serbinë dhe me pjesëmarrësit e tjerë. Nuk mund të ketë iniciativa rajonale pa u zgjidhur problemi i raportit të Kosovës me Serbinë dhe me Bosnjë e Hercegovinën”.

Krasniqi ka thënë se iniciativa të tilla dështojnë për shkak se qëllimi i tyre nuk është integrimi i tërë Ballkanit, por fuqizimi i Serbisë dhe se nëse vazhdon kështu, atëherë mund të krijohen situate konfliktuoze.

“Kjo mund ta debalancojë gjendjen në Ballkan dhe mund të provokojë edhe tendenca për konflikte. Zgjidhja më e mirë është që i gjithë rajoni të fokusohet në procesin e integrimit evropian. Që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të pranonte realitetin që ekziston, Kosovën si shtet të pavarur. Pasi të ndodhte pranimi, atëherë iniciativat rajonale do të kishin kuptim dhe atëherë do të viheshin në shërbim të përshpejtimit të procesit integrues evropian”, ka theksuar ai.

Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, ka thënë për “Zërin” se Kosova nuk do të dëmtohet nëse nuk merr pjesë në takimet për Mini-Shengenin. Ai po ashtu ka thënë se një iniciativë e tillë, pa përfshirë gjithë Ballkanin, mund të mos arrihet.

“Një iniciativë e tillë, pa e përfshirë komplet Ballkanin, mendoj që nuk mundet të jetë e suksesshme dhe e arritshme. Kështu që nuk besoj se mund të ketë ndonjë dëmtim Kosova në politikën e jashtme pikërisht për shkak se nuk po merr pjesë në këto takime. As Bosnjë e Hercegovina nuk është duke marrë pjesë në këto takime, kështu që kjo ka mbetur një iniciativë e izoluar mes Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë, por që prapëseprapë nuk besoj që do të ndodhë diçka konkrete në këtë drejtim”, ka shtuar ai.

Lajme40 minutes ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni2 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri2 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme3 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni5 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri5 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme6 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme7 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme7 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

Maqedoni7 hours ago

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

Shqipëri8 hours ago

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

Lajme8 hours ago

Ziadin Sela me kërkesë publike për Mickoskin: A mund ta dëshmojë me dokument se është maqedonas?

NA NDIQ NË FACEBOOK