Kosovë
Ilir Meta në LDK, viziton Isa Mustafën

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është duke qëqndruar në Kosovë, ku ka dekoruar edhe pjesëtarë të njësisë së shpëtimit të FSK-së të cilët ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit tragjik.
Ndërsa pas kësaj ceremonie, Presidenti Meta së bashku me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minzhozin, kanë shkuar në Selinë Qendrore të LDK-së, ku do të takohen me të parin e kësaj partie, Isa Mustafën dhe nënkryetarët.
Presidenti Meta gjatë ditës do të vizitojë edhe në Komunën e Gjilanit, nga ku do të qëndrojë për vizitë në familjen Abazi./Periskopi/




















